Vendimi Nr: 713
Data e vendimit: 09.11.2023
Subjekti i rivlerësimit: Z. Sokol Shehu, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua me datë 19.12.2023
Tiranë më 20.12.2023
Vendimi Nr: 708
Data e vendimit: 26.10.2023
Subjekti i rivlerësimit: Z. Mustafa Turku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Vendimi Nr: 720
Data e vendimit: 30.11.2023
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 18.12.2023.
Tiranë, më datë 19.12.2023.

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, z. Roland Ilia, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “25 vjet të Kushtetutës Shqiptare”, organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese.

Në aktivitetin e mbajtur në sallën e seancave plenare morën pjesë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Znj. Lindita Nikolla, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Znj. Holta Zaçaj, Ministri i Drejtësisë Z. Ulsi Manja, anëtari i Komisionit të Venecias, Z. Peter Bußjäger, kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, kryetarë e gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Austrisë, Sllovenisë, drejtues të institucioneve të sistemit të drejtësisë, magjistratë e ish-magjistratë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të sistemit të drejtësisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 21.11.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Pranvera Gruda, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Pranvera Gruda, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 24.11.2023.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 21.11.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Gilda Hoxha, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Gilda Hoxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 24.11.2023.

Subjekti: Znj. Pranvera Gruda, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë

Trupa Gjykuese: Etleda Çiftja, Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj

Subjekti: Znj. Gilda Hoxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë

Trupa Gjykuese: Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi

Vendimi Nr: 4
Data e vendimit: 17.10.2023
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Flora Çela, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 21.11.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Elio Mazrreku, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Elio Mazrreku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Pamela Qirko relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 23.11.2023