Znj. Pamela Qirko i dorëzon detyrën Kryetarit të ri të KPK-së, z. Roland Ilia

Drejtuesja në largim e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), znj. Pamela Qirko, i dorëzoi detyrën Kryetarit të ri të zgjedhur nga Mbledhja e Komisionerëve, z. Roland Ilia, përmes një ceremonie të zhvilluar sot, më 21.07.2023, në ambientet e Komisionit.

Znj. Qirko e uroi Kryetarin Ilia për marrjen e detyrës, duke i bërë gjithashtu një përmbledhje të rezultateve dhe punës së Komisionit përgjatë 3 viteve të fundit nën drejtimin e saj. Nga nisja e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, Komisioni ka dhënë deri tani 682 vendime nga 805 subjekte të listës totale.

Për vitin 2023, objektivi i Komisionit është përfundimi i 90% të listës së subjekteve ex officio. Ndërsa për vitin e fundit të mandatit të KPK-së, 2024, synohet përfundimi i të gjithë procesit deri në shtator të këtij viti, për t’i dhënë kohë Komisionerëve për arsyetimin e vendimeve, si dhe procedurave të mundshme të ankimimit.

 

 

 

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 19.7.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Anila Karanxha bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anila Karanxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia , znj. Suela Zhegu relatore, Genta Tafa anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 21.7.2023.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 19.7.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Artur Cara bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Artur Cara, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Firdes Shuli relatore, z. olsi Komici anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 21.7.2023.
Vendimi Nr: 666
Data e vendimit: 25.5.2023 Subjekti i rivlerësimit : Znj. Miranda Bushi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Subjekti: Znj. Anila Karanxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu
 
Subjekti: Z.Artur Cara, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese:  Xhensila Pine, Olsi Komici, Firdes Shuli
 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në bazë të ligjit nr. 84/2016, sot, në datën 20.7.2023, ora 17:30, zhvilloi procesin për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Komisionit.

Pas votimit të fshehtë të antarëve  të KPK-së, si dhe në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi i zgjedhur me 10 vota pro, kandidati Roland Ilia.

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Komisionit nr. 38, datë 20.7.2023.

Z. Roland Ilia, do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 21.7.2023.

Subjekti: Z.Ervin Pollozhani, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko
 
Subjekti: Z. Vladimir Skenderi, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese:  Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko, Roland Ilia
 
Subjekti: Z.Artur Cara, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese:  Xhensila Pine, Olsi Komici, Firdes Shuli