Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) pritën në një takim zyrtar një delegacion të nivelit të lartë nga sistemi i Prokurorisë së Republikës së Kosovës. Fokus i këtij takimi ishte reforma në sistemin e drejtësisë dhe në veçanti përvoja e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përgjatë këtyre viteve, si shkalla e parë e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, znj. Pamela Qirko dhe komisionerët e njohën delegacionin me proceset e punës së institucionit dhe ecurinë e procesit të rivlerësimit, duke u ndalur te përvojat pozitive, hapat proceduralë, vështirësitë e procesit, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) dhe institucionet ndihmëse.
Nga ana e tyre, zyrtarët e lartë të sistemit të prokurorisë së Kosovës shprehën interes për të përfituar sa më shumë nga eksperienca e Shqipërisë në procesin e vettingut, si dhe për të bashkëpunuar në të ardhmen me KPK-në, duke kërkuar ekspertizën e Komisionit në shërbim të reformës në drejtësi në Kosovë. Ata e cilësuan përvojën e deritanishme 6-vjeçare të Komisionit të vyer dhe të dobishme.
SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION KËSHILLTAR EKONOMIK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton personat e interesuar të aplikojnë për pozicionin e Këshilltar Ekonomik në këtë institucion
Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Keshilltarit Ekonomik në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: 80% e G3,
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:
a.Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në shkenca ekonomike, matematike ose në drejtësi, me diplomë “master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për shkenca ekonomike, matematike ose në drejtësi jashtë vendit dhe ka marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
b.Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
c.Të ketë shtatë vite përvojë pune në sektorin financiar.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
- Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundëravajtjeje penale.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t”u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumetat e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 16.7.2023 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al.i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
- Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master shkencor”, në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe të ketë marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit nr. 188, datë 4.3.2015, të Këshillit të Ministrave.
- Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtje penale.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur dhe punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara.
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi.
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftim dhe librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datat 15.5.2023 dhe 19.6.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Julian Zonja bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Julian Zonja, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Firdes Shuli antare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 21.6.2023.



