RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR DY POZICIONE KËSHILLTAR LIGJOR Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Këshilltarit Ligjor, me kategorinë e pagës: 80% e G3. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:
  1. Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi  me diplomë “Master shkencor”, në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe të ketë marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
  2. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
  3. Të ketë shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.
Kushte të përgjithshme:
  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit nr. 188, datë 4.3.2015, të Këshillit të Ministrave.
  • Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtje penale.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur dhe punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:
  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi.
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftim dhe librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 23.5.2023 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: “Rruga e Kavajës”, ish-godina “Lidhja e Shkrimtarëve”, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte, ora 8:30 – 17:00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: info@kpk.al , që konfirmon marrjen e aplikimit përkatës.
Subjekti: Znj. Majlinda Andrea, ish-Gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë. Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Firdes Shuli, Alma Faskaj
 
Subjekti: Z. Julian Zonja, prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese: Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj, Xhensila Pine
 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 10.5.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Sokol Malaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Sokol Malaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Roland Ilia  anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 12.5.2023

   

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 10.5.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Petraq Çurri bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:  

Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Petraq Çurri, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.  

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Genta Tafa Bungo relatore, znj. Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.      

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.       

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.         

Ky vendim u shpall sot, në datën 12.5.2023. 

   

Subjekti: Z. Sokol Malaj, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese: Pamela Qirko, Roland Ilia, Brunilda Bekteshi
 
Subjekti: Z. Petraq Çuri, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo
 
Vendimi Nr: 641
Data e vendimit: 6.4.2023 Subjekti i rivlerësimit : Z. Besnik Shehu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Subjekti: Z. Petraq Çuri, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo
 
Vendimi Nr: 653
Data e vendimit: 28.4.2023 Subjekti i rivlerësimit : Z. Ermal Tauzi , këshilltar ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi mori formë të prerë, pasi nuk u ankimua më datë 26.5.2023. Tiranë, më 29.5.2023