SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION KËSHILLTAR EKONOMIK ME AFAT 6 MUAJ

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton personat e interesuar të aplikojnë për pozicionin e Këshilltar Ekonomik  në këtë institucion

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Keshilltarit Ekonomik në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: 80% e G3,

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

a.Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në shkenca ekonomike, matematike ose në drejtësi, me diplomë “master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për shkenca ekonomike, matematike ose në drejtësi jashtë vendit  dhe ka marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.

b.Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.

c.Të ketë shtatë vite përvojë pune në sektorin financiar.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
  • Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundëravajtjeje penale.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t”u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumetat e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 18.5.2023 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al.i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Vendimi Nr: 643
Data e vendimit: 11.4.2023 Subjekti i rivlerësimit : Znj. Esmerilda Habili, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.                                    Lexo/Shkarko Vendimin
Vendimi mori formë të prerë, pasi nuk u ankimua më datë 23.5.2023.
Tiranë, më 24.5.2023
 
Vendimi Nr: 636
Data e vendimit: 15.3.2023 Subjekti i rivlerësimit : Z. Arben Kostandini, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.                                     Lexo/Shkarko Vendimin
 
Vendimi Nr: 657
Data e vendimit: 28.4.2023 Subjekti i rivlerësimit : Z. Periand Teta, si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë.
 

SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË  PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. BLEDAR BEJKO

Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

Lexo/Shkarko

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 27.4.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Pali Deçolli bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: 

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Pali Deçolli,  prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Xhensila Pine relatore, z. Olsi Komici anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.     

Ky vendimmund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.      

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.      

Ky vendim u shpall sot, në datën 28.4.2023.   

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 27.4.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Ersida Bajgora bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: 

Konfirmim në  detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj.  Ersida Bajgora,  gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnje.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, z. Roland Ilia relator, znj. Genta Tafa Bungo anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.     

Ky vendimmund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.      

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.      

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 27.4.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Nafije Hasko bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: 

Konfirmim në  detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Nafije Hasko, gjyqtare në Gjykatën  Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Alma Faskaj relatore, znj. Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.     

Ky vendimmund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.      

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.      

Ky vendim u shpall sot, në datën 28.4.2023.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 26.4.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Ermal Tauzi bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Konfirmim në  detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Ermal Tauzi, këshilltar ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj. Pamela Qirko  relatore, znj. Alma Faskaj anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendimmund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 28.4.2023