RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION KËSHILLTAR EKONOMIK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton personat e interesuar të aplikojnë për pozicionin e Këshilltar Ekonomik  në këtë institucion

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Keshilltarit Ekonomik në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: 80% e G3,

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

a.Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në shkenca ekonomike, matematike ose në drejtësi, me diplomë “master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për shkenca ekonomike, matematike ose në drejtësi jashtë vendit  dhe ka marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.

b.Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.

c.Të ketë shtatë vite përvojë pune në sektorin financiar.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
  • Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundëravajtjeje penale.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t”u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumetat e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 8.9.2023 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al.i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION KËSHILLTAR LIGJOR

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Këshilltarit Ligjor, me kategorinë e pagës: 80% e G3.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

  1. Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi  me diplomë “Master shkencor”, në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe të ketë marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
  2. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
  3. Të ketë shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit nr. 188, datë 4.3.2015, të Këshillit të Ministrave.
  • Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtje penale.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur dhe punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi.
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftim dhe librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 8.9.2023 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: “Rruga e Kavajës”, ish-godina “Lidhja e Shkrimtarëve”, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte, ora 8:30 – 17:00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: info@kpk.al , që konfirmon marrjen e aplikimit përkatës.

Vendimi Nr: 683
Data e vendimit: 10.7.2023
Subjekti i rivlerësimit : Z. Perparim Vukaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
 
 
 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 7.8.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Bardhyl Shehu bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Shkarkim nga detyra  subjektit të rivlerësimit, z. Bardhyl Shehu, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Alma Faskaj anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 10.8.2023.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 7.8.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Saimir Hysa bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

  1. Konfirmim në detyrë  subjektit të rivlerësimit, z. Saimir Hysa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
  2. Transferimin e çështjeve që i korrespondojnë, kallezimit penal nr. 17434, date 11.12.2019, dhe procedimit penal nr. 6381/2 të vitit 2017, në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve qe mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 te ligjit nr. 84/2016.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 10.8.2023.

Subjekti: Z.Bardhyl Shehu, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese: Alma Faskaj, Pamela Qirko, Xhensila Pine
Subjekti: Z. Saimir Hysa, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi

Subjekti: Z.Bardhyl Shehu, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë

Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë

Trupa Gjykuese: Alma Faskaj, Pamela Qirko, Xhensila Pine

 

Subjekti: Z. Saimir Hysa, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi
 
Vendimi Nr: 684
Data e vendimit: 12.7.2023 Subjekti i rivlerësimit : Z. Ndriçim Troplini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.