Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 7.8.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Saimir Hysa bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

  1. Konfirmim në detyrë  subjektit të rivlerësimit, z. Saimir Hysa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
  2. Transferimin e çështjeve që i korrespondojnë, kallezimit penal nr. 17434, date 11.12.2019, dhe procedimit penal nr. 6381/2 të vitit 2017, në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve qe mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 te ligjit nr. 84/2016.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 10.8.2023.