Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 25.7.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Sami Ujkashi bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Shkarkim nga detyra  subjektit të rivlerësimit, z. Sami Ujkashi, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, z. Olsi Komici anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 28.7.2023