Vendim Nr: 545
Data e vendimit: 30.6.2022
Subjekti i rivlerësimit:Z. Astrit Halilaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Lexo/Shkarko Vendimin

 

 

 

 

Vendim Nr: 541
Data e vendimit: 15.6.2022
Subjekti i rivlerësimit: Z. Bevis Shehaj, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Lexo/Shkarko Vendimin

Lexo/Shkarko Mendimin Kundër

 

 

 

 

 

Vendim Nr: 542
Data e vendimit: 20.6.2022
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Brunilda Çarçiu, inspektore në Inspektoratin e ish-KLD-së, sot KLGJ.

Lexo/Shkarko Vendimin

Lexo/Shkarko Mendimin Paralel

Shënim: Vendimi iu njoftua palëve sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa vonesa në publikim ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të website-it të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkak të sulmit kibernetik ndaj faqeve zyrtare të Republikës së Shqipërisë.

 

 

 

 

Vendim Nr: 538
Data e vendimit: 7.6.2022
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Elona Alvora, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Lexo/Shkarko Vendimin

Shënim: Vendimi iu njoftua palëve sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa vonesa në publikim ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të website-it të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkak të sulmit kibernetik ndaj faqeve zyrtare të Republikës së Shqipërisë.

 

 

 

 

       RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION SPECIALIST FINANCË/PROKURIME

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall 1 vend pune në pozicionin “specialist  financë – prokurime”, me kategori page III-b.

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të zotërojë diplomë Bachelor në Shkenca Ekonomike.
  • Të ketë eksperiencë dhe përvojë në fushën e prokurimeve publike, jo më pak se 1 vit.
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike në përdorimin e paketës Microsoft Office, si dhe të sistemit të prokurimit elektronik SPE.
  • Njohuria e gjuhës angleze përbën vlerë të shtuar.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015.
  • Ndaj tyre të mos jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtjeje penale.
  • Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe në trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 31 gusht 2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: Rruga e Kavajës, ish-godina e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte, ora 8:30 – 17:00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: info@kpk.al , që konfirmon marrjen e aplikimit përkatës.

             RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION SPECIALIST I SEKRETARISË GJYQËSORE ME AFAT 6 MUAJ DERI NË 12 MUAJ

Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Specialistit të Sekretarisë Gjyqësore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: III-b.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

a.Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë në Drejtësi.

b.Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c.Të kenë të paktën një vit përvojë pune në profesion.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
  • Ndaj tyre të mos jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
  • Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe në trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 31 gusht 2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.                            

             RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION SPECIALIST IT ME AFAT 6 MUAJ DERI NË 12 MUAJ

Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Specialistit të IT-së në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: III-b.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj.
  2. Të ketë 2 vjet eksperiencë pune në fushën e teknologjisë së informacionit.
  3. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client.
  4. Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit.
  5. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  6. Preferohet të jetë I pajisur me CSP.

 

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
  • Ndaj tyre të mos jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
  • Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe në trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 31 gusht 2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.                  

             RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION SPECIALIST BUXHET/FINANCË ME AFAT 6 MUAJ DERI NË 12 MUAJ

Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për  pozicionin vakante të specialistit të financë-buxhetit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: III-b

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

a- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Ekonomi, Dega Financë.

b- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c- Të ketë të paktën 2 vjet përvojë pune në profesion.

d- Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha/Financa 5 etj.

 

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidati duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
  • Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidati duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 31 gusht 2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al.i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.     

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 11.5.2022 dhe në datën 27.7.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Emiljano Ruli, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 29.7.2022, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Emiljano Ruli gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Xhensila Pine relatore dhe znj. Valbona Sanxhaktari anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se sot, datë 27.7.2022, seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z. Bajram Breçani, nuk u zhvillua e plotë.

Nga salla e seancave publike, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit, z. Eritan Shehu, njoftoi pamundësinë e z. Breçani për të marrë pjesë në seancë për shkaqe shëndetësore duke i paraqitur trupit gjykues raportin mjekësor.

Në vijim të kësaj, përfaqësuesi ligjor kërkoi shtyrjen e seancës dëgjimore me argumentin se i duhej kohë në dispozicion për t’u njohur me materialet e dosjes së subjektit  Bajram Breçani.

Trupi gjykues, në prani dhe të vëzhguesit ndërkombëtar pasi verifikoi raportin mjekësor si dhe prokurën e lëshuar nga subjekti i rivlerësimit për përfaqësuesin ligjor z. Eritan Shehu, vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për në datën 1.9.2022, ora 10:00.