SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT ZNJ. ELONA TORO
Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:
RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION SPECIALIST BUXHET/FINANCË ME AFAT 6 MUAJ DERI NË 12 MUAJ
Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin vakante të specialistit të financë-buxhetit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: III-b
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
a- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Ekonomi, Dega Financë.
b- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të ketë të paktën 2 vjet përvojë pune në profesion.
d- Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha/Financa 5 etj.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidati duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
- Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidati duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 20 nëntor 2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al.i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 28.10.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Edina Kurti bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Edina Kurti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj. Xhensila Pine relatore, z. Olsi Komici anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 1.11.2022
Subjekti: Z. Ols Dado, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo
Subjekti: Znj. Edina Kurti, prokurore pranë Prokurorisë së Kavajës
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine
Data e vendimit: 31.10.2022
Subjekti i rivlerësimit :Z. Arben Lera, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Subjekti: Znj. Nurjeta Pogace, Gjyqtare pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqesor Durrës
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 26.10.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Edvan Veçani bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Edvan Veçani, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 28.10.2022