RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR DY POZICIONE KËSHILLTAR LIGJOR
Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Këshilltarit Ligjor, me kategorinë e pagës: 80% e G3.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:
- Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master shkencor”, në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe të ketë marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit nr. 188, datë 4.3.2015, të Këshillit të Ministrave.
- Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtje penale.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur dhe punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi.
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftim dhe librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 19.12.2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: “Rruga e Kavajës”, ish-godina “Lidhja e Shkrimtarëve”, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte, ora 8:30 – 17:00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: info@kpk.al , që konfirmon marrjen e aplikimit përkatës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 23.11.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Armela Hasantari bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Armela Hasantari, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 25.11.2022.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori pjesë në Takimin Bilateral Shqipëri – BE për kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, zhvilluar në Bruksel më 24 nëntor 2022. KPK-ja u përfaqësua nga Kryetarja, znj. Pamela Qirko, në delegacionin e drejtuar nga Kryenegociatorja znj. Majlinda Dhuka, si dhe nga Zv/Ministrja e Drejtësisë, znj. Adea Pirdeni, në rolin e negociatores për kapitullin.
Komisioni, në prezantimin e bërë përpara ekspertëve të Komisionit Evropian parashtroi ecurinë e deritanishme të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe pritshmëritë për përmbylljen e tij brenda afateve kushtetuese.
Nga fillimi i Vettingut deri më 23 nëntor 2022, KPK-ja ka dhënë 585 vendime për subjektet e rivlerësimit, nga të cilat:
· 233 vendime për konfirmimin në detyrë të 117 gjyqtarëve, 104 prokurorëve, 2 ish- inspektorëve në KLD, 1 inspektori në KLGJ dhe 9 ndihmësve/këshilltarëve ligjorë;
· 214 vendime për shkarkimin nga detyra të 127 gjyqtarëve, 83 prokurorëve, 1 inspektori në ILD, 1 inspektori në KLGJ dhe 2 ndihmësve ligjorë;
· 88 vendime për ndërprerje të procesit të rivlerësimit për 55 gjyqtarë, 21 prokurorë, 2 ish-inspektorë në KLD dhe 9 ndihmës ligjorë + 1 ish-prokuror (neni G i Aneksit të Kushtetutës);
· 8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë (neni 56 i ligjit nr. 84/2016);
· 38 vendime për përfundimin e procesit për 23 gjyqtarë, 13 prokurorë dhe 1 (ish- Kryeinspektori të KLD-së dhe 1 ish-inspektori të ILD-së (neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016);
· 4 vendime për pezullimin nga detyra të 3 prokurorëve dhe 1 ndihmëseje ligjore.
Në veçanti, gjatë vitit 2022, Komisioni ka dhënë 99 vendime, si dhe po vijon punën me ritëm të përshpejtuar, me objektiv përmbylljen brenda këtij viti të rreth 75% të listës së subjekteve të rivlerësimit.
Sipas përllogaritjeve, nga lista me 805 subjekte, Komisionit i mbetet për të rivlerësuar edhe 220 subjekte, të cilat KPK-ja është angazhuar t’i përmbyllë deri në shtator të vitit 2024, për t’i dhënë mundësi Institucionit të Komisionerëve Publikë të ushtrojë të drejtën e ankimit brenda mandatit kushtetues.
Takimi Bilateral u çel nga prezantimi i organeve të Vettingut, ku u vlerësua si thelbësor vijimi i reformës në sistemin e drejtësisë, si dhe u theksua rëndësia e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në negociatat e Shqipërisë për integrimin në BE.



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 22.11.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Erion Pano bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Erion Pano, këshilltar ligjor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 24.11.2022.
Vendimi Nr: 565
Data e vendimit: 26.9.2022
Subjekti i rivlerësimit : Znj. Blerta Marku (Çibuku), gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 22.11.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Eugen Papandile, bazuar në pikat 1 dhe 2 të nenit “G”, të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe në nenin 57 të ligjit nr. 84/2016, vendosi:
- Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për z. Eugen Papandile, ish- këshilltar ligjor në Gjykatën Kushtetuese.
- Ndalimin e emërimit të z. Papandile, si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Alma Faskaj relatore dhe znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 23.11.2022.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 21.11.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Viola Canaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
- Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Viola Canaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
- Transferimin e dosjes gjyqësore që i korrenspondon vendimit gjyqësor të dhënë nga subjekti, me nr. 129, datë 28.3.2022 në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 23.11.2022.