Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 3.6.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Valbon Çekrezi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 7.6.2021, vendosi:

1.Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Valbon Çekrezi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

2.Transferimin e çështjes që i përket vendimit nr. 712, datë 26.7.2016, të Gjykatës së Apelit Durrës, pranë organit kompetent për inspektim, nëse evidentohen shkaqe që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, z. Olsi Komici, relator dhe z. Roland Ilia, anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.​

 

 

 

SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION KËSHILLTAR LIGJOR

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Keshilltarit ligjor  në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: 80% e G3,

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

a.Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi  me diplomë “master i shkencave” në Shqipëri

ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit  dhe ka marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.

b.Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.

c.Të ketë shtatë vite përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certfikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
  • Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t”u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumetat e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 20.6.2021 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al.i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Subjekti: Z. Tomorr Kullolli, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Elbasan

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj

Subjekti: Z. Valbon Cekrezi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Olsi Komici

Subjekti: Z. Gentian Stoja, prokuror pranë Prokurorisë Korçë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 1.6.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Gerd Hoxha, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 3.6.2021, me shumicë votash vendosi:

1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gerd Hoxha, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2. Me votim unanim, transferimin e çështjes që i korrespondon gjetjes së vëzhguesit ndërkombëtar të ONM-së, protokolluar në Komision me nr. 48 prot., datë 13.1.2020 dhe çështjes që i korrespondon gjetjes tjetër të vëzhguesit ndërkombëtar të ONM-së, protokolluar në Komision me nr. 94., datë 20.1.2020, në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Genta Tafa Bungo relatore dhe znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Anila Galanxhi (Papa), e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 7 qershor 2021, ora 9:45, nuk do të zhvillohet, pasi subjekti i rivlerësimit ka dhënë dorëheqjen

Subjekti: Z. Valbon Cekrezi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Olsi Komici

Subjekti: Z. Gerd Hoxha, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Genta Tafa (Bungo)

Subjekti: Z. Tomorr Kullolli, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Elbasan

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj