Vendim Nr: 290
Data e vendimit: 10.08.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Aleks Nikolli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore, në datë 18.9.2020 dhe 15.4.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Kol Hysenaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 19.4.2021, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Kol Hysenaj, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Firdes Shuli relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Subjekti: Z.Durim Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Firdes Shuli,Roland Ilia, Etleda Çiftja

Subjekti: Znj. Dhurata Bilo, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu

Subjekti: Z. Kol Hysenaj, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Pamela Qirko, Olsi Komici, Firdes Shuli

SHPALLJE VENDI VAKANT PËR DY POZICIONE KËSHILLTAR LIGJOR

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Keshilltarit ligjor  në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: 80% e G3,

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

a.Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi  me diplomë “master i shkencave” në Shqipëri

ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit  dhe ka marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.

b.Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.

c.Të ketë shtatë vite përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certfikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
  • Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t”u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumetat e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 8.5.2021 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al.i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Vendim Nr: 358
Data e vendimit: 19.3.2021
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Rita Gjati, prokurore/drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 9.4.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Bledar Maksuti bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.4.2021, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z.Bledar Maksuti prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj.Suela Zhegu, znj. Genta Tafa Bungo relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Avni Kraja, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 16.4.2021, ora 12:30, nuk do të zhvillohet. Komisioni vendosi ta shtyjë seancën dëgjimore, pasi, subjekti i rivlerësimit ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore. Seanca dëgjimore do të mbahet në datë 26.4.2021, ora 9.30

Subjekti: Z. Avni Kraja, prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Alma Faskaj


NJOFTIM PËR SHTYRJEN E SEANCËS DËGJIMORE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. AVNI KRAJA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Avni Kraja, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 16.4.2021, ora 12:30, nuk do të zhvillohet. Komisioni vendosi ta shtyjë seancën dëgjimore, pasi, subjekti i rivlerësimit ...

BESbswy
BESbswy