Subjekti: Znj. Arta Duka, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier/kandidate për gjykatat e juridiksionit të apelit
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Olsi Komici,Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj
SHPALLJE VENDI VAKANT PËR DYMBËDHJETË POZICIONE KËSHILLTAR LIGJOR
Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Keshilltarit ligjor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: 80% e G3,
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:
a.Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “master i shkencave” në Shqipëri
ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe ka marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
b.Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
c.Të ketë shtatë vite përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certfikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
- Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t”u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumetat e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 25.01.2021 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al.i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Data e vendimit: 24.07.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Artan Çupi, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat.
Data e vendimit: 10.12.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Qemal Zaimi, aktualisht nëpunës përgjegjës në njësinë e vlerësimit etik e profesional në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 24.12.2020 për subjektin e rivlerësimit, Adriano Dyrmishi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 28.12.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, z. Adriano Dyrmishi, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti: Z. Adriano Dyrmishi, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Suela Zhegu,Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj
Subjekti: Z. Adriano Dyrmishi, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Suela Zhegu,Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj
Subjekti: Z. Pelivan Malaj, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Vlorë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj, Pamela Qirko
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 22.12.2020 për subjektin e rivlerësimit, Valbona Vata bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 23.12.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, znj. Valbona Vata, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti: Znj. Valbona Vata, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Shkodër
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja