Vendimi Nr: 304
Data e vendimit: 06.10.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Neritan Cena, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi Nr: 311
Data e vendimit: 21.10.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Arben Qosja, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 9.12.2020.

Tiranë më 10.12.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 18.11.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Albano Çepele​​ bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 20.11.2020, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Albano Çepelegjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Genta Tafa Bungo relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

 

Subjekti: Z. Albano Çepele, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Lulzim Hamitaj, Etleda Çiftja, Genta Tafa (Bungo)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, seanca për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit Kujtim Luli, e përcaktuar të mbahej në datë 19.10.2020, ora 9:45, për arsye objektive do të shtyhet deri në një njoftim të dytë.

​ 

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimin për subjektin e rivlerësimit znj. Irida Kacerja, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Për rrjedhojë seanca e përcaktuar në datë 20.11.2020, nuk do të zhvillohet. Data tjetër për seancë dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.

 

 

 

 

Vendimi Nr: 316
Data e vendimit: 17.11.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Ibrahim Hoxha, ish gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Subjekti: Z. Albano Çepele, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Lulzim Hamitaj, Etleda Çiftja, Genta Tafa (Bungo)

Subjekti: Z. Kujtim Luli, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 12.11.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Brahim Dragjoshi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.11.2020, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Brahim Dragjoshi, prokuror/drejtues pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj. Pamela Qirko relatore, z. Lulzim Hamitaj  anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.