RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR DY POZICIONE KËSHILLTAR LIGJOR

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Keshilltarit ligjor  në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: 80% e G3,

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

a.Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi  me diplomë “master i shkencave” në Shqipëri

ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit  dhe ka marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.

b.Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.

c.Të ketë shtatë vite përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certfikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
  • Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t”u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumetat e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 04.11.2020 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al.i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Vendimi Nr: 297
Data e vendimit: 17.09.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Tritan Hamitaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës.

SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË  PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT ZNJ. ARJANA FULLANI

Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

Lexo/Shkarko

 

Subjekti: Z. Arben Qosja, prokuror pranë  Prokurorisë së Apelit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Genta (Tafa) Bungo, Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, për arsye objektive, seanca e caktuar për subjektin Kujtim Luli më 19.10.2020, ora 10:00, do të shtyhet deri në një njoftim të dytë.

Seanca do të mbahet në po të njejtën sallë në Pallatin e Koncerteve.

 

​ 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 07.10.2020 për subjektin e rivlerësimit, Flora Hajredinaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.10.2020, vendosi:

Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, znj. Flora Hajredinaj, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, z. Olsi Komici relator, znj. Firdes Shuli anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Vendimi Nr: 289
Data e vendimit: 06.08.2020
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Lindita Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër
Vendimi Nr: 295
Data e vendimit: 16.09.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Moisi Duda, prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 3.11.2020
Tiranë më 4.11.2020

Subjekti: Znj. Flora Hajredinaj,gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli, Olsi Komici

Vendimi Nr: 275
Data e vendimit: 20.7.2020
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.