RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION SPECIALIST FINANCË/PROKURIME
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall 1 vend pune në pozicionin “specialist financë – prokurime”, me kategori page III-b.
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të zotërojë diplomë Bachelor në Shkenca Ekonomike.
- Të ketë eksperiencë dhe përvojë në fushën e prokurimeve publike, jo më pak se 1 vit.
- Të ketë njohuri të mira kompjuterike në përdorimin e paketës Microsoft Office, si dhe të sistemit të prokurimit elektronik SPE.
- Njohuria e gjuhës angleze përbën vlerë të shtuar.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015.
- Ndaj tyre të mos jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtjeje penale.
- Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe në trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 31 gusht 2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: Rruga e Kavajës, ish-godina e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte, ora 8:30 – 17:00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: info@kpk.al , që konfirmon marrjen e aplikimit përkatës.