Komsioni i Pavarur i Kualifikimit shpall 1 vend vakant për pozicionin Specialist i pritjes me popullin, me afat 12 muaj në këtë institucion
Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Specialistit i pritjes me popullin me afat 12 muaj në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: III-b.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
- Të zotërojnë diplomë master në Drejtësi.
- Të kenë eksperiencë pune, jo më pak se 1 vit;
- Të kenë njohuri të mira kompjuterike në përdorimin e paketës Microsoft Office.
- Njohuria e gjuhës angleze përbën vlerë të shtuar.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
- Ndaj tyre të mos jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
- Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe në trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 1 gusht 2023 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.