Data e vendimit: 02.11.2018
Subjekti i rivlerësimit: Z. Artor Ylli, ndihmës ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Lexo/Shkarko vendimin e azhornuar
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 19.12.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Agron Vavla, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 21.12.2018 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Etleda Çiftja relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 19.12.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Admir Belishta, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 21.12.2018 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Admir Belishta, gjyqtar /kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Olsi Komici , znj. Genta Tafa (Bungo) relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në mbështetje të Kushtetutës, të nenit 18 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë “, si dhe të Rregullores së veprimtarisë së Komisionit, miratuar me vendimin nr.2, datë 19.7.2017, përmes procesit të përzgjedhjes me short, në mbledhjen e datës 20.12.2018, Komisioni vendosi…
Lexo
Subjekti: Z. Arben Zefi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupi gjykues: Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 18.12.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Izet Kadana, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 20.12.2018 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Izet Kadana kryetar i Gjykatës së Rrethit Pukë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj.Firdes Shuli relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 18.12.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Alfred Progonati, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 20.12.2018 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Alfred Progonati prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Genta Tafa (Bungo), znj.Pamela Qirko relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 19.12.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Adnan Kosova, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 20.12.2018 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Adnan Kosova, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Genta Tafa (Bungo) anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 18.12.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Eloida Goxhi , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 20.12.2018 vendosi:
- Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Eloida Goxhi, prokurore/drejtuese e Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
- Me shumicë votash, transferimin e çështjes nr. 420 datë 20.05.2013, pranë organit kompetent për inspektim, për shkaqe që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, sipas pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, me përjashtim të pikës 2, mund të ushtrohet ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti: Z. Adnan Kosova, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupi gjykues: Xhensila Pine, Genta Tafa, Pamela Qirko