Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 19.12.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Admir Belishta, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 21.12.2018 vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Admir Belishta, ​gjyqtar /kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Olsi Komici , znj. Genta Tafa (Bungo) relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.