Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 19.12.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Agron Vavla, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 21.12.2018 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Etleda Çiftja relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.