Subjekti: Shpëtim Kurti, prokuror në Prokurorinë e Tiranës kandidat për KLP.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), salla ovale, kati 1.
Trupi gjykues: Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Roland Ilia
SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. BASHKIM DEDJA
Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:
Subjekti: Enton Dhimitri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, Kandidat për KED.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), salla ovale, kati 1.
Trupi gjykues: Xhensila Pine, Genta Tafa, Pamela Qirko
Subjekti: Fiona Papajorgji, këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), salla ovale, kati 1.
Trupi gjykues: Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Olsi Komici
Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të pikës 11 të nenit 3 dhe të pikës 4 të nenit 6 të “Rregullores për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, pas miratimit të listës me vendim nr. 55 të datës 08.11.2018 të Komisionit, më 15 nëntor 2018 janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për subjektet e rivlerësimit, si më poshtë:
- Eneida Civici Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD)
- Gerd Hoxha Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD
- Gjin Gjoni Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (KLD)
- Neritan Cena Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD)
- Petrit Çomo Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD)
- Ridvan Hado Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (KLD)
- Evjeni Sinojmeri “ “
- Fatmira Hajdari “ “
- Fatri Islamaj “ “
- Flutura Skënderi “ “
- Alkelina Gazidede Gjykata Administrative e Apelit
- Altina Nasufi “ “
- Amarildo Laçi “ “
- Arjan Qafa “ “
- Bari Shyti “ “
- Bernina Kondi “ “
- Blerona Hasa “ “
- Enkelejda Softa “ “
- Fjoralba Prifti “ “
- Lindita Sinanaj “ “
- Rilinda Selimi “ “
- Altin Dumani Prokuroria e Apelit Tiranë
- Arben Qosja “ “
- Edmond Hyka “ “
- Genti Xholi “ “
- Nezir Gjoka “ “
- Henrik Haxhiraj Prokuroria e Apelit Vlorë
- Kleanthi Zeka “ “
- Pelivan Malaj “ “
- Brahim Dragjoshi Prokuroria e Apelit Shkodër
- Rozeta Goskova, Qirjaqi Prokuroria e Apelit Korçë
- Gjon Fusha Prokuroria e Apelit Gjirokastër
- Moisi Duda Prokuroria e Apelit Durrës
- Ludivik Dodaj “ “
- Bilbil Mete Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
- Kujtim Luli “ “
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 13.11.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Liçaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 15.11.2018 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Xhensila Pine relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 09.11.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Ramadan Troci, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 15.11.2018 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Ramadan Troci, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Pamela Qirko relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Data e vendimit: 31.10.2018
Subjekti i rivlerësimit: Z. Sokol Stojani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se për mosformim të trupës gjykuese për shkaqe të arsyeshme, seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, Z. Ramadan Troci, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, e përcaktuar në datë 14.11.2018, ora 10.00, do të shtyhet për në datë 15.11.2018, ora 12.00.
Kjo seancë do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, në katin 0, salla B.
Subjekti: Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupi gjykues: Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici