Kryetari i Komision të Pavarur të Kualifikimit z. Roland Ilia, ka zhvilluar një vizitë disa ditore pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fokus të takimeve me senatorë, kongresmenë gjyqtarë, profesorë dhe ekspertë ka qenë procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të reformës në drejtësi.
Z. Ilia ka shprehur mirënjohjen ndaj partnerëve të SHBA-së për rolin dhe mbështetjen e tyre ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për zbatimin sa më të mirë të reformës në drejtësi dhe realizimin me sukses të procesit të rivlerësimit. Kreu i KPK-së ka bërë një rezyme për veprimtarinë 7-vjeçare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke u ndalur në rezultatet e punës në përmbyllje të këtij procesi, pikat e forta, sfidat dhe vështirësitë. Gjithashtu në takime është diskutuar mbi nevojën e vijimit të procesit të rivlerësimit, duke u ruajtur standardet e vendosura nga vettingu.
Kryetari i KPK-së ka mbajtur edhe një sërë leksionesh të hapura me studentë të universitetit të e Shën Petersburg, Florida Jugore, ku ka shpjeguar procesin e rivlerësimit dhe kriteret mbi të cilat është kryer ai.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 21.11.2024, për subjektin e rivlerësimit, znj. Marjola Beluli bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Marjola Beluli, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 21.11.2024.
Subjekti: Znj. Marjola Beluli, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati 0, Salla B, Tiranë. Trupa Gjykuese: znj. Brunilda Bekteshi, z. Olsi Komici, znj. Suela Zhegu
NJOFTIM PËR RIÇELJEN E HETIMIT PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. ERVIN XHIHANI

SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR ZHVILLIMIN E GJYKIMIT TË ÇËSHTJES NË SEANCË PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. Sofia Zhilla
Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.11.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Spartak Mitrushi bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Spartak Mitrushi, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 14.11.2024.