Vendimi Nr: 6
Data e vendimit: 23.03.2018
Subjekti i rivlerësimit: Adnand Bërdica
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 13.04.2018
Tiranë më 16.04.2018
Vendimi Nr: 5
Data e vendimit: 23.03.2018
Subjekti i rivlerësimit: Mirela Fana
Vendimi Nr: 4
Data e vendimit: 23.03.2018
Subjekti i rivlerësimit: Sulejman Tola
Njoftimi për shtyp për këtë vendim: ketu
Vendimi Nr: 3
Data e vendimit: 23.03.2018
Subjekti i rivlerësimit: z. Eritan Shehu, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 16.04.2018.
Tiranë më 17.04.2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj.

Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të pikës 11 të nenit 3 dhe të pikës 4 të nenit 6 të “Rregullores për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, më datë 15.03.2018 janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për subjektet e rivlerësimit, si më poshtë:

  1. Artan Çupi  Kryetar i Gjykatës së Rrethit Mat
  2. Dritan Seci  Kryetar i Gjykatës së Rrethit Tropojë
  3. Emona Muçi  Kryetare e Gjykatës së Rrethit Pogradec
  4. Enkeledi Hajro  Kryetare e Gjykatës së Rrethit Tiranë
  5. Entela Shedula (Sorra)  Kryetare e Gjykatës së Rrethit Kavajë
  6. Halil  Vani  Kryetar i Gjykatës së Rrethit Dibër
  7. Isuf Shehu  Kryetar i Gjykatës së Rrethit Kukës
  8. Izet Kadana  Kryetar i Gjykatës së Rrethit Pukë
  9. Joana Qeleshi  Kryetare e Gjykatës së Rrethit Durrës
  10. Ornela Naqellari  Kryetare e Gjykatës së Rrethit Lezhë
  11. Pashk Gjaci  Kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet
  12. Roland Jaupaj  Kryetar i Gjykatës së Rrethit Fier
  13. Esmeralda Çeka  Kryetare e Gjykatës së Rrethit Lushnjë
  14. Skënder Haluci  Kryetar i Gjykatës së Rrethit Vlorë
  15. Sulejman  Kurti  Kryetar i Gjykatës së Rrethit Elbasan
  16. Alketa Nushi  Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Kukës
  17. Anton Martini  Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Shkodër
  18. Arben Pasho  Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër
  19. Ardian Ylli  Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Vlorë
  20. Ardjan Nezha  Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Elbasan
  21. Artan Madani  Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Kavajë
  22. Artan Shtrungza  Drejtues i Prokurorisë së RrethitTropojë
  23. Çlirim Shahini  Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lushnjë
  24. Donika Prela  Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Durrës
  25. Dhorina Theodhori  Drejtuese e Prokurorisë së RrethitKorçë
  26. Edison Ademi  Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Sarandë
  27. Elidjana Kasaj  Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Pukë
  28. Eloida Goxhaj  Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Berat
  29. Fatmir Lushi  Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Fier
  30. Hysen Keta  Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Përmet
  31. Hysni Vata  Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat
  32. Petrit Çano  Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Krujë
  33. Simon Pashuku  Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lezhë
  34. Sotir Kllapi  Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Pogradec
  35. Shkëlzen Canaj  Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Dibër
  36. Zeqir Hodaj  Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kurbin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) nënshkruan sot, më  28.02.2018, Memorandumin e Mirëkuptimit për zbatimin e projektit “Mbështetje për Reformën në Drejtësi dhe Procesin Ligjor në Shqipëri”. Memorandumi i nënshkruar nga Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Znj. Genta Tafa (Bungo) dhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Bernd Borchardt synon të lehtësojë bashkëpunimin, mbështetjen dhe mirëkuptimin reciprok mes palëve në zbatimin e projektit. Fokus i veçantë i këtij projekti do të jetë vlerësimi dhe mbështetja për ecurinë e procesit të rivlerësimit, përmes forcimit të kapaciteteve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në mbështetje të Kushtetutës të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të Rregullores së veprimtarisë së Komisionit, miratuar me vendimin nr.2, datë 19.07.2017, përmes votimit, në mbledhjen e datës 19.02.2018, vendosi…

Lexo

NJOFTIM PËR MIRATIMIN E TARIFAVE TË SHËRBIMIT PËR MARRJEN E DOKUMENTEVE NË KOMISIONIN E PAVARUR TË KUALIFIKIMIT NGA SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT  

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në mbështetje të Kushtetutës, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nenit 45, të Kodit të Procedurave Administrative, nenit 13, të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, të Rregullores së veprimtarisë së Komisionit, miratuar me vendimin nr.2, datë 19.7.2017, njofton se me vendimin nr.10, dt. 12.2.2018 ka miratuar tarifat e shërbimit për marrjen e dokumenteve në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit nga subjekti i rivlerësimit.

Për t’u njohur me këto tarifa, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

[pdf-embedder url=”https://kpk.al/wp-content/uploads/2018/02/Vendim.pdf”]