Vendimi Nr: 232
Data e vendimit: 31.01.2020
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Liljana Sulollari (Baku), gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
   Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 02.03.2020.
   Tiranë më 03.03.2020
Vendimi Nr: 215
Data e vendimit: 04.12.2019
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Iliriana Olldashi, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
   Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 21.02.2020.
   Tiranë më 24.02.2020
Vendimi Nr: 235
Data e vendimit: 04.02.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Stavri Kallço, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë.
   Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 25.02.2020.
   Tiranë më 26.02.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 31.01.2020 për subjektin e rivlerësimit, Miliana Muça, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 04.02.2020, vendosi:

 Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Miliana Muça, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

 Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

 

 

Subjekti: Znj. Miliana Muça, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pasi analizoi dokumentacionin në lidhje me dorëheqjen e subjektit, znj. Elona Kana,  nga vazhdimi i mëtejshëm i procesit akademik/praktik në Shkollën e Magjistraturës, dhe i  dha  mundësinë subjektit për t’u dëgjuar lidhur me kërkesën e dorëheqjes, si një ndër elementët e procesit të rregullt në shqyrtimin e kësaj çështjeje që sjell pasoja të drejtpërdrejta mbi statusin e saj ligjor, në seancën e datës 03.02.2020, vendosi:

  •  Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Elona Kana, është ndërprerë.
  •  Të deklarojë humbjen e së drejtës së saj për t’u emëruar gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektore e Lartë e Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshme, për një periudhë 15-vjeçare.

 

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.Ky vendim, mund të ankimohet  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

 

 

 

 

Subjekti: Znj. Elona Kana, këshilltare në Gjykatën e Lartë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Xhensila Pine, Suela Zhegu

Subjekti: Z. Tomor Skreli,gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Xhensila Pine, Pamela Qirko

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Tomor Skreli me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër,  përcaktuar në datë 03.02.2020, ora 12:00, për shkaqe të arsyeshme nuk do të zhvillohet.

Data tjetër për seancë dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.​

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi zhvilloi seancën dëgjimore në datën 30/01/2020,  për subjektin e rivlerësimit Znj. Entela Shedula, me detyrë gjyqtare/kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, si edhe pasi analizoi shpjegimet dhe dokumentacionin provues të paraqitur nga vetë subjekti, vendosi riçeljen e hetimit administrativ.

Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të institucionit.