Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 29.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 1.7.2020, vendosi: 

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e  Apelit, Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Genta Tafa Bungo relatore, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të  Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

 

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         

Subjekti: Znj. Valdete Hoxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo)

Subjekti: Znj. Shpresa Beçaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Olsi Komici, Lulzim Hamitaj

Vendimi Nr: 268
Data e vendimit: 29.06.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Amarildo Laçi, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 20.07.2020.

Subjekti: Znj. Rozeta Qirjaqi, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Korçë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Etleda Çiftja, Firdes Shuli, Roland Ilia

SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË  PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT ZNJ. REGLETA PANAJOTI

Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

Lexo/Shkarko

 

Subjekti: Znj. Valdete Hoxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se në vijim të analizës së fakteve, provave dhe shpjegimeve të dhëna nga subjekti i rivlerësimit, z. Moisi Duda, pas dërgimit të rezultateve të hetimit vetëm për kriterin e pasurisë, si dhe shpjegimet e dhëna nga përfaqësuesi i tij ligjor në seancën dëgjimore të zhvilluar në datën 19.6.2020, Komisioni vendosi:

Të rihapë seancën dëgjimore, me qëllim saktësimin e disa çështjeve që kanë mbetur ende të paqarta për Komisionin. Subjekti është i ftuar në seancën tjetër për të dhënë shpjegime personalisht dhe në të njëjtën kohë duke respektuar edhe të drejtën e tij për t’u përfaqësuar me një përfaqësues ligjor, në prezencë ose në mungesë të tij.

Seanca dëgjimore e radhës do të mbahet në datën 2.7.2020, ora 10:15, në po të njëjtën sallë në Pallatin e Koncerteve. ​

 

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 18.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Ridvan Hado, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 24.6.2020, vendosi: 

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Ridvan Hado, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
  2. Transferimin e çështjes që i takon gjetjes nr. 1 të Vëzhguesit Ndërkombëtar të Monitorimit, protokolluar në Komision me nr. 318 prot., datë 3.1.2020, dhe çështjes që i korrenspondon gjetjes nr. 2 të Vëzhguesit Ndërkombëtar të Monitorimit, protokolluar në Komision me nr. 749 prot., datë 20.1.2020, në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016.         

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Xhensila Pine, relatore, znj. Brunilda Bekteshi, anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të  Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

 

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         

Subjekti: Z. Ridvan Hado, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë (KLD)

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Xhensila Pine