Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 18.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Ridvan Hado, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 24.6.2020, vendosi: 

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Ridvan Hado, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
  2. Transferimin e çështjes që i takon gjetjes nr. 1 të Vëzhguesit Ndërkombëtar të Monitorimit, protokolluar në Komision me nr. 318 prot., datë 3.1.2020, dhe çështjes që i korrenspondon gjetjes nr. 2 të Vëzhguesit Ndërkombëtar të Monitorimit, protokolluar në Komision me nr. 749 prot., datë 20.1.2020, në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016.         

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Xhensila Pine, relatore, znj. Brunilda Bekteshi, anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të  Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.