Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se në vijim të analizës së fakteve, provave dhe shpjegimeve të dhëna nga subjekti i rivlerësimit, z. Moisi Duda, pas dërgimit të rezultateve të hetimit vetëm për kriterin e pasurisë, si dhe shpjegimet e dhëna nga përfaqësuesi i tij ligjor në seancën dëgjimore të zhvilluar në datën 19.6.2020, Komisioni vendosi:

Të rihapë seancën dëgjimore, me qëllim saktësimin e disa çështjeve që kanë mbetur ende të paqarta për Komisionin. Subjekti është i ftuar në seancën tjetër për të dhënë shpjegime personalisht dhe në të njëjtën kohë duke respektuar edhe të drejtën e tij për t’u përfaqësuar me një përfaqësues ligjor, në prezencë ose në mungesë të tij.

Seanca dëgjimore e radhës do të mbahet në datën 2.7.2020, ora 10:15, në po të njëjtën sallë në Pallatin e Koncerteve. ​