Në zbatim të nenit 179/b dhe Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të neneve 13/d, 14/1, 14/2, 14/3 dhe 69/4 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Mbledhja e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit miraton këtë rregullore për procedurat që ndiqen për hedhjen e shortit gjatë veprimtarisë së këtij institucioni.

Lexo

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 14.10.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 16.10.2019 vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Besim Hajdarmataj, prokuror në Prokurorinë  pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

  2. Transferimin e dosjes, që i përket çeshtjes penale nr. 129 te vitit 2010, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi,  znj. Suela Zhegu relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .

Ky vendim me përjashtim të pikes 2, mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

​ 

 

 

 

 

Subjekti: Z. Besim Hajdarmataj, prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Suela Zhegu

Vendimi Nr: 189
Data e vendimit: 25.07.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Hysen Keta, prokuror/drejtues në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet.

Subjekti: Z. Besim Hajdarmataj, prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Suela Zhegu

Subjekti: Z. Ndini Tavani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Alma Faskaj, Brunilda Bekteshi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 07.10.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Ndini Tavani, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 11.10.2019, me shumicë votash vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Ndini Tavani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

 

 

 

 

Vendimi Nr: 195
Data e vendimit: 09.09.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Hysni Vata, prokuror/drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Elona Kana, me detyrë këshilltare në Gjykatën e Lartë, përcaktuar në datë 10.10.2019, ora 12:30, do të shtyhet.

Data tjetër për seancë dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.

 

​ 

 

Vendimi Nr: 187
Data e vendimit: 24.07.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Elvin Gokaj, prokuror/drejtues në Prokurorinë e Apelit Shkodër.