Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimin për subjektin e rivlerësimit z. Fuat Vjerdha me detyrë Kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër, për rrjedhojë seanca e përcaktuar më datë 08.05.2019 nuk do të zhvillohet.

Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.

Në mbështetje të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëvr dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 9, pika 2 e Rregullores së veprimtarisë së Komisionit, miratuar me vendimin nr. 2, datë 19.07.2017, në ,mbledhjen e datës 07.05.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vëren..

Lexo

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i krijuar me ndryshimet e fundit në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si pjesë e Reformës në Drejtësi, po kryen me rigorozitet dhe transparencë të plotë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Veprimtaria e Komisionit bazohet në Kushtetutë dhe ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Në shkurt 2018, u mor vendimi i parë për ndërprerje të procesit për një subjekt rivlerësimi në bazë të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, pas dorëheqjes së tij nga detyra, ndërsa më 21 mars 2018, u zhvillua seanca e parë publike dëgjimore.

Gjatë periudhës shkurt 2018 deri në prill 2019, Komisioni ka marrë në total 141 vendime: 56 prej tyre për konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, 52 vendime për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, 10 vendime për ndërprerje të procesit sipas nenit G të Aneksit të Kushtetutës, pas dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit, gjithashtu është pushuar procesi i rivlerësimit për 8 subjekte, në bazë të nenit 56 të ligjit nr. 84/2016 (dorëheqje nga detyra brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 84/2016).

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, bazuar në nenin 95 të kodit të Procedurave Administrative, ligjit nr. 96/2016 dhe ligjit nr. 84/2016, përfundoi procesin pa një vendim përfundimtar për 15 subjekte rivlerësimi (14 prej të cilëve u kishte mbaruar statusi i magjistratit për shkak të mbushjes së moshës për pension).

Në bazë të nenit 4 të ligjit nr. 84/2016 Komisioni ka të drejtë ta marrë vendimin përfundimtar për subjektet e rivlerësimit bazuar në një ose disa prej kritereve, në vlerësimin e përgjithshëm të tre kritereve ose në vlerësim tërësor të procedurave.

Gjatë kësaj periudhe pjesa më e madhe e vendimeve të Komisionit është bazuar  në vlerësimin e subjektit mbi tre kritere (kontrolli i pasurisë, kontrolli i figurës dhe aftësitë profesionale). Vendimet e tjera janë marrë bazuar në një ose dy kritere vlerësimi, kjo si rezultat i qartësisë së gjetjeve dhe krijimit të bindjes së brendshme të trupit gjykues në vendimmarrje, por gjithashtu edhe për ekonomi gjyqësore.

Deri më datë 30 prill 2019, 83 vendime janë dhënë bazuar në tre kritere vlerësimi, 10 vendime bazuar në dy kritere vlerësimi dhe 16 vendime bazuar vetëm në 1 kriter.

Në rastin e 133 subjekteve të rivlerësimit, trupi gjykues ka marrë vendim në mënyrë unanime (të gjithë anëtarët e trupit gjykues kanë patur qëndrim të njëjtë), ndërsa për 8 çështje, vendimi është marrë me shumicë votash.

Komisioni, në bazë të ligjit nr. 84/2016, bashkëpunon me organet ndihmëse si Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), të cilët vënë në dispozicion të Komisionit gjithë informacionin e nevojshëm, por bazuar në Kushtetutë, Komisioni kryen një hetim administrativ të thellë dhe të pavarur.

Sipas raporteve të ILDKPKI-së rezultuan me probleme në deklarimin e pasurisë 37 subjekte rivlerësimi, megjithatë, pas hetimit të kryer nga Komisioni, rezultuan me probleme 51 subjekte rivlerësimi.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, nga 92 subjekte rivlerësimi për të cilët ka paraqitur informacion, ka konsideruar si subjekte të papërshtatshëm për sistemin e drejtësisë 22 gjyqtarë dhe prokurorë. Komisioni, në përfundim të hetimit administrativ, ka vlerësuar si të papërshtatshëm për vijimin e detyrës 16 subjekte, për shkak të kriterit të pastërtisë së figurës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit garanton shoqërinë shqiptare se do të vijojë të përmbushë misionin dhe funksionet e tij kushtetuese, duke realizuar në mënyrë të saktë dhe transparente procesin e rivlerësimit, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit.

Komisioni mbetet i angazhuar në realizimin e misionit të tij kryesor: rikthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.

Të dhëna statistikore të detajuara gjenden në raportin bashkëlidhur.

Raporti Statistikor

 

 

Subjekti: Z. Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së  Apelit Civil Shkodër.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj.

Në mbështetje të Kushtetutës, të nenit 22 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të Rregullores së veprimtarisë së Komisionit, miratuar me vendimin nr.2, datë 19.7.2017, përmes procesit të përzgjedhjes me short, në mbledhjen e datës 03.05.2019, Komisoni vendosi…

Lexo
Vendimi Nr: 115
Data e vendimit: 11.03.2019
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Marsida Xhaferllari, kryeinspektore pranë ish-Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 26.04.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Elidiana Kasa, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 30.04.2019 vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Znj. Elidiana Kasa, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Pukë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vendimi Nr: 124
Data e vendimit: 26.03.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Çlirim Shahini, prokuror dhe drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.
Vendimi Nr: 135
Data e vendimit: 05.04.2019
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Albana Boksi, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 22.05.2019.
Tiranë më 23.05.2019
Vendimi Nr: 125
Data e vendimit: 26.03.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Fatmir Lushi, prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Elbasan.