Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se trupi gjykues, i përbërë nga:
Roland Ilia Kryesues,
Pamela Qirko Anëtare,
Olsi Komici Relator,
Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla.
Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në zbatim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Data e vendimit: 16.02.2018
Subjekti i rivlerësimit: Z. Adriatik Llalla, ish-prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja (anëtare) dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), pasi mori dijeni për vendimin nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 14, datë 06.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj.
Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në respektim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në mbështetje të Kushtetutës të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të Rregullores së veprimtarisë së Komisionit, miratuar me vendimin nr.2, datë 19.07.2017, pas diskutimeve, në mbledhjen e datës 12.02.2018, vendosi…
LexoData e vendimit: 08.02.2018
Subjekti i rivlerësimit: Z. Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në mbështetje të Kushtetutës të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nenit 7 ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”,dhe vendimit nr.2, datë 19.07.2017, pas diskutimeve, në mbledhjen e datës 19.07.2017, “Rregullorja e veprimtarisë së komisionit”, përmes votimit, në mbledhjen e datës 25.01.2018, vendosi…
LexoKomisioni i Pavarur i Kualifikimit, në mbështetje të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të Rregullores së veprimtarisë së Komisionit, miratuar me vendimin nr.2, datë 19.07.2017, përmes votimit, në mbledhjen e datës 22.01.2018, vendosi…
Lexo
Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të pikës 11 të nenit 3 dhe të pikës 4 të nenit 6 të “Rregullores për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, më datë 15.01.2018 janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për subjektet e rivlerësimit, si më poshtë:
- Enton Dhimitri Gjykata e Apelit Gjirokastër Kandidat për KED
- Fatos Qato Gjykata e Apelit Tiranë Kandidat për KED
- Ahmet Jangulli Gjykata Administrative Shkodër Kandidat për KED
- Sotiraq Lubonja Gjykata e Apelit Korçë Kandidat për KED
- Adnan Xholi Prokuroria e Përgjithshme
- Adnand Kosova Prokuroria e Përgjithshme
- Alfred Progonati Prokuroria e Përgjithshme
- Alma Muça Prokuroria e Përgjithshme
- Arben Kraja Prokuroria e Përgjithshme
- Arqilea Koça Prokuroria e Përgjithshme
- Artur Selmani Prokuroria e Përgjithshme
- Petrit Fusha Prokuroria e Përgjithshme
- Sokol Stojani Prokuroria e Përgjithshme
- Thoma Jano Prokuroria e Përgjithshme
- Alma Liçaj Kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Vlorë
- Dritan Banushi Kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Gjirokastër
- Entela Prifti Kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë
- Fuat Vjerdha Kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Shkodër
- Hysni Demiraj Kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Tiranë
- Petrit Çeno Kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës
- Fehmi Petku Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda
- Dritan Peka Drejtues, Prokuroria e Apelit Tiranë
- Altin Binaj Drejtues, Prokuroria e Apelit Vlorë
- Elvin Gokaj Drejtues, Prokuroria e Apelit Shkodër
- Irma Balli Drejtues, Prokuroria e Apelit Korçë
- Alfred Agolli Drejtues, Prokuroria e Apelit Gjirokastër
- Ferdinand Elezi Drejtues, Prokuroria e Apelit Durrës
- Artan Bajrami Drejtues, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda
- Bujar Sheshi Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda
- Admir Belishta Kryetar i Gjykatës së Rrethit Korçë
- Agron Vavla Kryetar i Gjykatës së Rrethit Berat
- Albina Lako (Spahaj) Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjirokastër
- Alfred Gjoni Kryetar i Gjykatës së Rrethit Kurbin
- Alltun Çela Kryetar i Gjykatës së Rrethit Sarandë
- Alma Hoxha (Kolgjoka ) Kryetare e Gjykatës së Rrethit Krujë
- Arben Zefi Kryetar i Gjykatës së Rrethit Shkodër[one_half][/one_half]
Në kuadër të transparencës dhe bashkëpunimit me publikun, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke marrë shkas nga numri i lartë i ankesave të qytetarëve, dëshiron të informojë edhe një herë publikun se misioni i KPK-së nuk është të rishikojë vendimet e gjykatave, por të mbledhë të dhëna, prova dhe fakte konkrete lidhur me veprime korruptive apo shkelje ligjore të subjekteve të rivlerësimit.
Në vitin 2017, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit janë depozituar 334 ankesa, ndërsa gjatë ditëve të para të vitit 2018 ka pasur 30 ankesa nga qytetarët.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se nuk janë depozituar nga qytetarët prova dhe fakte konkrete lidhur me subjektet që do të rivlerësohen në bazë të tri kritereve të parashikuara në ligjin nr.84/2016, por bëhet fjalë për ankesa ndaj vendimeve të cilësuara prej tyre si të padrejta nga ana e sistemit të drejtësisë.
Qytetarët kanë paraqitur të njëjtat argumente me të cilat janë mbrojtur edhe në gjykatë, ose kanë dorëzuar thjesht vendimet e gjykatave. Për të denoncuar subjektet e rivlerësimit (gjyqtarët dhe prokurorët), Komisioni ka vënë në dispozicion formularin e posaçëm të denoncimit, që gjendet online në faqen zyrtare kpk.al. Ky formular mund të plotësohet me ndihmën e një punonjësi të KPK-së, në mjediset e këtij institucioni, në adresën: Rruga e Kavajës, ish-godina e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit inkurajon qytetarët që çdo informacion të vlefshëm që mund të kenë (fotografi, dokumente e të dhëna të tjera), ta ndajnë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe të kontribuojnë në këtë proces jetik për vendin.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, sot, më datë 03.01.2018, përfunduan procedurat e rekrutimit të punonjësve të Njësisë së Shërbimit Ligjor.
Në bazë të nenit 22, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komiteti ad hoc, përmes një procedure të hapur dhe transparente, konkludoi se:
Për pozicionin “Këshilltar ligjor” aplikuan 201 kandidatë, prej të cilëve 57 u skualifikuan për mosplotësim të kritereve formale. U intervistuan 144 kandidatët që plotësonin këto kritere, nga të cilët u përzgjodhën 12 fituesit, si më poshtë:
Këshilltarë ligjorë:
- ANOLA XHULI
- ARBEN JORGAQI
- DENATA STOJA
- ERMIR MEMA
- FIONA ZAÇAJ
- GENARD DYLQESHI
- GENTIAN METE
- IGLON PEÇI
- INSIDOR REXHEPI
- JOANA ASIMI
- KLODJANA THEODHOSI
- LOLA PRENDI
Për pozicionin “Këshilltar ekonomik” aplikuan 50 kandidatë, prej të cilëve 13 u skualifikuan për mosplotësim të kritereve formale. U intervistuan 37 kandidatë, nga të cilët u përzgjodhën 4 fituesit, si më poshtë:
Këshilltarë ekonomikë:
- BUKURIJE MEMISHA
- IRIDA JAHO
- MIRELA KASTRATI
- SAIMIR EMINI
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit falënderon të gjithë kandidatët që morën pjesë në këtë proces, duke ju uruar suksese të mëtejshme!