Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 03.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Luan Kaloçi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 05.07.2018, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Luan Kaloçi, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Valbona Sanxhaktari, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.