Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 08.05.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Sotir Kllapi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 13.05.2019 vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Z. Sotir Kllapi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Pogradec.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, z. Roland Ilia relator, znj. Firdes Shuli anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.