Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 05.01.2021 për subjektin e rivlerësimit, Arta Duka bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 06.01.2021, vendosi:
Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, znj. Arta Duka, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier/kandidate për gjykatat e juridiksionit.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, z. Lulzim Hamitaj relator, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.