Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore, në datën 24.12.2020 dhe në datën 06.01.2020, për subjektin e rivlerësimit, Pelivan Malaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 11.01.2021, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Pelivan Malaj, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Vlorë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Pamela Qirko relatore, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.