Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 07.1.2021 për subjektin e rivlerësimit, Igerta Hysi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 11.1.2021, vendosi:

Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, znj. Igerta Hysi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici , znj. Suela Zhegu relatore, znj. Genta Tafa Bungo anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.