Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Binas Nina, që ishte përcaktuar për t’u mbajtur këtë të hënë, datë 22.11.2021, nuk u zhvillua. Trupi gjykues, nga salla e seancave publike, njoftoi se subjekti i rivlerësimit, ka njoftuar pamundësinë e tij për të marrë pjesë në seancë për arsye shëndetësore. Në këto kushte, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për në datë 6.12.2021, ora 9:30.