Kryetari i Komision të Pavarur të Kualifikimit z. Roland Ilia, ka zhvilluar një vizitë disa ditore pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fokus të takimeve me senatorë, kongresmenë gjyqtarë, profesorë dhe ekspertë ka qenë procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të reformës në drejtësi.
Z. Ilia ka shprehur mirënjohjen ndaj partnerëve të SHBA-së për rolin dhe mbështetjen e tyre ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për zbatimin sa më të mirë të reformës në drejtësi dhe realizimin me sukses të procesit të rivlerësimit. Kreu i KPK-së ka bërë një rezyme për veprimtarinë 7-vjeçare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke u ndalur në rezultatet e punës në përmbyllje të këtij procesi, pikat e forta, sfidat dhe vështirësitë. Gjithashtu në takime është diskutuar mbi nevojën e vijimit të procesit të rivlerësimit, duke u ruajtur standardet e vendosura nga vettingu.
Kryetari i KPK-së ka mbajtur edhe një sërë leksionesh të hapura me studentë të universitetit të e Shën Petersburg, Florida Jugore, ku ka shpjeguar procesin e rivlerësimit dhe kriteret mbi të cilat është kryer ai.