Kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, z. Roland Ilia, takohet me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), z. Roland Ilia, u prit në një takim zyrtar nga  Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), z. Dorian Tola.

Z. Ilia vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm institucional me AKSIK-në dhe falënderoi z. Tola për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Nga ana e tij, z. Dorian Tola e uroi z. Roland Ilia për detyrën e re si Kryetar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe garantoi se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar do të vijojë të mbështesë deri në fund punën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në funksion të rivlerësimit kalimtar.

Ky takim u zhvillua në ambientet e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.