Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 18.9.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Kujtim Vranici  bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Konfirmim në detyrë  subjektit të rivlerësimit, z. Kujtim Vranici, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 19.9.2023.