Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 26.04.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Elidiana Kasa, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 30.04.2019 vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Znj. Elidiana Kasa, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Pukë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.