Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 08.06.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Bashkim Dedja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 13.06.2018, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Valbona Sanxhaktari, znj. Xhensila Pine relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.