Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 03.08.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Arben Dollapaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 06.08.2018 vendosi:

Konfirmimin ne detyre të subjektit të rivlerësimit , Arben Dollapaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj,  z. Olsi Komici relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.