Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit  të seancës dëgjimore më datë 11.04.2018 për subjektin e rivlerësimit,  z. Besim Trezhnjeva, bazuar në ligjin nr.84/2016, sot, më datë 13.04.2018, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga  znj. Alma Faskaj,  znj. Firdes Shuli relatore dhe z. Roland Ilia  anëtar, do t’u  njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.