Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, sot, më datë 03.01.2018, përfunduan procedurat e rekrutimit të punonjësve të Njësisë së Shërbimit Ligjor.
Në bazë të nenit 22, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komiteti ad hoc, përmes një procedure të hapur dhe transparente, konkludoi se:
Për pozicionin “Këshilltar ligjor” aplikuan 201 kandidatë, prej të cilëve 57 u skualifikuan për mosplotësim të kritereve formale. U intervistuan 144 kandidatët që plotësonin këto kritere, nga të cilët u përzgjodhën 12 fituesit, si më poshtë:
Këshilltarë ligjorë:
- ANOLA XHULI
- ARBEN JORGAQI
- DENATA STOJA
- ERMIR MEMA
- FIONA ZAÇAJ
- GENARD DYLQESHI
- GENTIAN METE
- IGLON PEÇI
- INSIDOR REXHEPI
- JOANA ASIMI
- KLODJANA THEODHOSI
- LOLA PRENDI
Për pozicionin “Këshilltar ekonomik” aplikuan 50 kandidatë, prej të cilëve 13 u skualifikuan për mosplotësim të kritereve formale. U intervistuan 37 kandidatë, nga të cilët u përzgjodhën 4 fituesit, si më poshtë:
Këshilltarë ekonomikë:
- BUKURIJE MEMISHA
- IRIDA JAHO
- MIRELA KASTRATI
- SAIMIR EMINI
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit falënderon të gjithë kandidatët që morën pjesë në këtë proces, duke ju uruar suksese të mëtejshme!