Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 27.9.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Agron Bushati, bazuar në ligjin nr. 84/2016 vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Agron Bushati, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
2. Në zbatim të pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të referojë pranë organit kompetent (ILD) për vlerësim denoncimin e ardhur pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në datën 26.9.2023, bazuar në nenin 103/e të ligjit nr. 96/2016.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 27.9.2023.