Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 25.3.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Dritan Gripshi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Shkarkim nga  detyra të subjektit të rivlerësimit z. Dritan Gripshi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Suela Zhegu relator, z. Roland Ilia anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 27.3.2024.