Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 9.4.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Erjon Shqarri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Erjon Shqarri, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Genta Tafa Bungo relatore, z. Roland Ilia anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 9.4.2024.