Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 25.3.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Milan Laskaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Milan Laskaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, znj. Pamela Qirko relatore, znj. Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 27.3.2024.