Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 12.6.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Ylli Bashaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Ylli Bashaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Genta Tafa Bungo relatore, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 14.6.2023.